Sport

Barcelona dhe Man. United "shpëtojnë, do të paguajnë vetëm gjoba te UEFA…

Katalanasit dhe “Djajtë e Kuq”, por edhe të tjerët, por i shpëtojnë ndëshkimeve më të ashpra për shkeljet e Fair Play Financiar

15 Korrik 2023, 14:31 Nga DOSJA
Barcelona dhe Man. United "shpëtojnë, do të paguajnë

ZVICER - UEFA zbuloi dje konkluzionet e Komitetit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), ku vendimet më të rëndësishme ishin gjobat e ndaj Barcelonës dhe Manchester United. 

Fair play-it financiar nuk i kanë shpëtuar dy gjigantët e futbollit europian, por duket se nuk ka arsye për t'u shqetësuar: kampionët spanjolë do të duhet të paguajnë 500 mijë euro, ndërsa klubi anglez 300 mijë euro.

Këto masa shfaqen pas analizës së llogarive 2022/23. Në rastin e Barçës, ndëshkimi është për shkak të “deklarimit të gabuar, në vitin financiar 2022, të fitimeve që rrjedhin nga asgjësimi i aktiviteteve jo-materiale (përveç transferimeve të lojtarëve), të cilat nuk janë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve”. 

Ndërsa për United, gjoba është për shkak të “deficiteve të vogla” në llogari, justifikim që ka sjellë edhe gjoba për Konyaspor (Turqi) dhe Apoel (Qipro) me 100 mijë euro.

Gjoba e dytë më e madhe i ra skuadrës turke Basaksehir, e cila u detyrua të paguajë 400.000 euro për dështimin për të përmbushur objektivat e vendosura për vitin financiar 2022.

Gjobë për 100 mije eurosh do të paguajë gjithashtu edhe Riga FC (Letoni), Olimpija Ljubljana (Slloveni), ndërkohë që Slovan Bratislava (Sllovaki) nga që ka dorëzuar informacione të plota dhe të sakta në kohë do të paguajnë 10 mijë euro.

UEFA gjithashtu konfirmoi se Milan, Inter, Roma, PSG, Marseille, Monaco, Lille dhe Besiktas përmbushën objektivat e vendosura për vitin 2022, por garantoi se ato do të vazhdojnë të monitorohen. 

Më keq janë Basaksehir dhe Antwerp, të cilët dështuan: turqit dhe belgët arritën një marrëveshje me UEFA-n, duke paguar 300 mijë euro dhe duke u angazhuar për të balancuar llogaritë në 2023/24 (nëse nuk e bëjnë do të paguajnë edhe 1 tjetër me 7 milionë euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll