Bota

Sulmoi me thikë 3 pasagjerë në një tren, 19 vite burg për 13-vjeçarin në Tokio, gjykatësi: Kishte motive dashakeqe!

Gjykatësi kryesues Nakao Yoshihisa tha se i pandehuri sulmoi rastësisht pasagjerët në një tren ku nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar.

15 Korrik 2023, 10:18 Nga a.l
Sulmoi me thikë 3 pasagjerë në një tren, 19 vite burg
Pamje nga metroja

JAPONI- Një 37-vjeçar i identifikuar me merin Tsuhsima Yusuke është dënuar me 19 vjet burg nga Gjykata e Qarkut të Tokios, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë 3 pasagjerë në një tren udhëtarësh 2 vite më parë.

Sipas mediave të huaja, Gjykata dha vendimin për 37-vjeçaren Tsushima Yusuke të premten. Tsushima u padit për tentativë vrasjeje të tre pasagjerëve në një tren hekurudhor Odakyu dhe akuza të tjera. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me 20 vjet burg. 

Gjykatësi kryesues Nakao Yoshihisa tha se i pandehuri sulmoi rastësisht pasagjerët në një tren ku nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar. Gjykatësi përmendi gjithashtu tentativën e Tsushimës për vjedhje në dyqan në ditën e sulmit me thikë. Punonjësi i dyqanit ka denoncuar ngjarjen në polici.

tokio

Sondazh

Poll