Bota

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, ekzekutohet biznesmeni nga Shkupi, 'Oki' pronar i një kazinoje

Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur.

15 Korrik 2023, 09:24 Nga A.B
Të shtëna me armë zjarri në Greqi, ekzekutohet biznesmeni
Viktima

GREQI- Tronditje në Halkidiki nga një sulm me armë zjarri. Burra të panjohur me kapuç iu afruan dhomës me qira ku po qëndronin dhe qëlluan drejt dy personave, raportojnë mediat greke.

I vdekur ka mbetur 39-vjeçari Orhan Bajrami i njohur edhe me nofkën “Oki”, i cili është një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviç, edhe ky nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i plagosur. 39-vjeçari ndodhej me pushime dhe jetonte në një shtëpi të marrë me qira.

Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajrami. Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit./Dosja.al

vritet 39-vjecari ne greqi greqi orhan bajrami

Sondazh

Poll