Bota

Dalin nga spitali 4 fëmijët që mbijetuan vetëm në xhungël, mjekët: Janë në gjendje të mirë shëndetësore

Mbijetesa e fëmijëve i atribuohet kryesisht njohjes që ata kishin me bimësinë e dendur, por edhe guximit të 13-vjeçares që udhëhoqi vëllezërit e motrat e saj gjatë bredhjeve të tyre në xhunglën kolumbiane.

15 Korrik 2023, 07:46 Nga A.B
Dalin nga spitali 4 fëmijët që mbijetuan vetëm në
Femijet

KOLUMBI- Katër fëmijët që arritën të mbijetonin pa ndihmë për 40 ditë në xhunglën e Amazonës  dhe u gjetën nga shpëtimtarët në fillim të qershorit, tani kanë dalë nga spitali.

Anëtarët e fisit Uitoto, katër fëmijët e moshave1, 4, 9 dhe 13 vjeç i mbijetuan përplasjes së Cessna 206 në të cilën ata po udhëtonin me nënën e tyre dhe një të afërm tjetër. Nëna dha frymën e saj të fundit katër ditë pas rrëzimit të aeroplanit, i cili gjithashtu mori jetën e dy të rriturve të tjerë në bord (përfshirë pilotin dhe një pasagjer).

Mbijetesa e fëmijëve i atribuohet kryesisht njohjes që ata kishin me bimësinë e dendur, por edhe guximit të 13-vjeçares që udhëhoqi vëllezërit e motrat e saj gjatë bredhjeve të tyre në xhunglën kolumbiane.

“Ata kanë rifituar peshën e dëshiruar, ata janë vërtet shumë të mirë," u tha gazetarëve Astrid Caceres, drejtoreshë e qendrës kombëtare të mirëqenies sociale.

Katër vëllezërit do të qëndrojnë nën mbrojtjen e qendrës për shkak të "situatës së komplikuar familjare", tha Caceres. Familja e nënës dhe babai i dy fëmijëve më të vegjël janë në garë për kujdestarinë, por nuk pritet një vendim deri në fund të vitit./Dosja.al

kolumbi

Sondazh

Poll