Bota

Arrestohen 28 të dyshuar për lidhje me ISIS në Turqi

Operacioni antiterror u krye në 15 lokacione në rrethet Basaksehir, Esenyurt dhe Beylikduzu.

15 Korrik 2023, 07:40 Nga A.B
Arrestohen 28 të dyshuar për lidhje me ISIS në Turqi
Policia

TURQI- Shërbimi antiterrorist i policisë turke ka arrestuar dje 28 të dyshuar për lidhje me organizatën xhihadiste Shteti Islamik, siç raporton rrjeti NTV.

Operacioni antiterror u krye në 15 lokacione në rrethet Basaksehir, Esenyurt dhe Beylikduzu. Autoritetet turke folën për arrestimin e 28 “të huajve”, pa specifikuar vendet e origjinës.

Që nga viti 2013, policia turke ka kryer operacione për të çmontuar celulat terroriste të Shtetit Islamik, i cili ka marrë përgjegjësinë për bombat vdekjeprurëse në vend./Dosja.al

turqi

Sondazh

Poll