Bota

Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam për de-eskalim dhe rikthim në dialog pa vonesa

Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se me Krasniqin janë pajtuar për nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

14 Korrik 2023, 22:04 Nga I.A
Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam për de-eskalim dhe
Memli Krasniqi dhe Miroslav Lajcak

BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këtë të premte në Bruksel kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me të cilin kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës. Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se me Krasniqin janë pajtuar për nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-përshkallëzim dhe për rikthim në Dialog pa vonesë”, ka shkruar emisari evropian në Twitter.

miroslav lajçak memli krasniqi

Sondazh

Poll