Bota

Në pritje të legalizimit të kanabisit/ Kuvendi i Ukrainës miraton projektligjin, Zelenskyy: Më në fund

Për tu bërë ligj, ai duhet të miratohet në leximin e dytë (ndoshta pasi të ketë pësuar disa ndryshime) dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

14 Korrik 2023, 21:49 Nga I.A
Në pritje të legalizimit të kanabisit/ Kuvendi i Ukrainës
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Parlamenti i Ukrainës, ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në draftin e parë. Projektligji u mbështet nga 268 nga 405 deputetë. Për tu bërë ligj, ai duhet të miratohet në leximin e dytë (ndoshta pasi të ketë pësuar disa ndryshime) dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Projektligji propozon licencimin e veprimtarisë ekonomike të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, industriale dhe shkencore. Ai synon të ndihmojë veteranët ukrainas të luftës me çrregullime të stresit post-traumatik, njerëzit me kancer dhe sëmundje të tjera serioze për të lehtësuar dhimbjen dhe për të reduktuar simptomat e tjera.

Sipas projektligjit, qarkullimi i kanabisit do të jetë nën kontroll të rreptë të shtetit dhe vetëm njerëzit me recetë të mjekut mund të blinin droga me bazë kanabisi. Volodymyr Zelenskyy foli në mbështetje të projektligjit për kanabisin mjekësor në fjalimin e tij në parlament në Ditën e Kushtetutës më 28 qershor.

"Më në fund duhet të legalizojmë me ndershmëri ilaçet me bazë kanabisi, kërkimin shkencor përkatës dhe prodhimin e kontrolluar ukrainas për këdo që ka nevojë," tha Zelensky.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll