Aktualitet

Afera me inceneratorët, SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për masën ‘Arrest në burg’ për Ahmetajn

Kërkesa e SPAK është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili do të duhet të marrë vendimin.

14 Korrik 2023, 20:15 Nga k.m.
Afera me inceneratorët, SPAK dërgon në Gjykatë
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka depozituar zyrtarisht në GJKKO kërkesën për arrest për ish.zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Së bashkë me kërkesën për arrestimin SPAK ka kërkuar edhe leje për kontrollin e banesave të tij.

Kërkesa e SPAK është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili do të duhet të marrë vendimin.

Sot në Kuvend, edhe vetë kryeministri dha votën pro për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. 

Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

arben ahmetaj ne spak arrestimi i ahmetajt

Sondazh

Poll