Bota

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ akrediton vëzhguesit e partive

Komisioneri plotësoi vakancën në Këshillin e Bashkisë Gramsh, me kandidaten nga lista e “Partisë Socialdemokrate”, Erisa Zogu.

14 Korrik 2023, 19:48 Nga I.A
Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ akrediton vëzhguesit e partive
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ditën e sotme të delegojë kompetencën për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve zgjedhore për përsëritjen e zgjedhjeve për Rrogozhinën te Komisioni të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 43, Bashkia Rrogozhinë. Komisioneri plotësoi vakancën në Këshillin e Bashkisë Gramsh, me kandidaten nga lista e “Partisë Socialdemokrate”, Erisa Zogu.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të në bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Në garë do të jenë Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

kqz

Sondazh

Poll