Bota

Dhuna në Kuvendin e Kosovës/ Lushtaku merret në pyetje nga prokuroria, avokati: Veproi në vetëmbrojtje

Dje deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëroi se do të padisë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin me pretendimin se është sulmuar prej tyre dhe se sulmi ishte i koordinuar nga qeveria. 

14 Korrik 2023, 17:42 Nga a.l
Dhuna në Kuvendin e Kosovës/ Lushtaku merret në pyetje nga
Mërgim Lushtaku

KOSOVË- Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot është marrë në pyetje nga prokuroria për incidentin në Kuvendin e Kosovës, në seancën e djeshme plenare, ku deputetët e opozitës dhe ministrat e kabinetit qeveritar patën një përplasje fizike. Avokati mbrojtës Faton Fetahu pretendoi se Lushtaku u pyet nga organi i akuzës në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Ai shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje.

“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi, që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim, që ka imunitet, zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarëve të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, ka thënë ai. 

Dje deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëroi se do të padisë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin me pretendimin se është sulmuar prej tyre dhe se sulmi ishte i koordinuar nga qeveria. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

mërgim lushtaku dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll