Bota

Përplasja në Kuvendin e Kosovës/ Nuk u përfshi në incident, LDK mbledh Kryesinë, diskuton për hapat pas situatës së krijuar

Deputetët e LDK-së nuk u përfshin në tensione. Deputeti Armend Zemaj i kërkoi Konjufcës ta ndërpriste seancën, duke ia lexuar rregulloren e Kuvendit, por kryeparlamentari e refuzoi kërkesën. 

14 Korrik 2023, 17:50 Nga a.l
Përplasja në Kuvendin e Kosovës/ Nuk u përfshi në
Lumir Abdixhiku mbledh kryesinë

KOSOVË-  Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur kryesinë e partisë. Në njoftimin zyrtar thuhet se kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Si pasojë e zhvillimeve të fundit, pamjeve të shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Kosovës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur anëtarët e Kryesisë ku po diskutohet për hapat e LDK-së në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Dje në Kuvend ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti. Tensionet vazhduan edhe pas rikthimit të deputetëve dhe kabinetit qeveritar në sallë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca vendosi që të vazhdojë seancën, duke e tejkaluar diskutimin që çoi në shpërthimin e dhunës, e që kishte të bënte me bisedat e incizuara mes shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiç. PDK-ja nuk pranonte të tejkalohej ky disktuim dhe e bllokoi foltoren e Kuvendit për disa orë.

Ndërkaq, deputetët e LDK-së nuk u përfshin në tensione. Deputeti Armend Zemaj i kërkoi Konjufcës ta ndërpriste seancën, duke ia lexuar rregulloren e Kuvendit, por kryeparlamentari e refuzoi kërkesën. 

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll