Bota

Krasniqi takohet me Lajçak në Bruksel: Veprimet që sjellin sanksione janë të papranueshme

Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga ana e emisarit evropian lidhur mbi diskutimet me kreun e PDK-së në takimin e sotëm. 

14 Korrik 2023, 17:31 Nga a.l
Krasniqi takohet me Lajçak në Bruksel: Veprimet që sjellin
Memli Krasniqi

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Ai bën me dije se në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë. 

Krasniqi shprehet sse për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën, që siç i quan ai, janë rrugë paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët. 

“PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga ana e emisarit evropian lidhur mbi diskutimet me kreun e PDK-së në takimin e sotëm. 

memli krasniqi miroslav lajcak

Sondazh

Poll