Sport

116 mijë euro gjobë për skuadrën e Premier League për shkak të racizmit!

Anglia nuk i duron fyerjet raciste! Federata e Futbollit të Anglisë ka gjobitur Wolverhampton me 100 mijë paund (116 mijë euro) për thirrjet raciste të tifozëve të këtij klubi në ndeshjen e Premierligës kundër Chelseat sezonin e kaluar.

14 Korrik 2023, 19:42 Nga DOSJA
116 mijë euro gjobë për skuadrën e Premier League për

ANGLI - Wolverhampton pranoi se kishte mesazhe raciste dhe vuri në dukje se ai nuk arriti ta parandalonte ato.

"Wolverhampton është gjobitur me 100,000 stërlina nga Komisioni i Pavarur Rregullator për dy shkelje të rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA) që ndodhën në minutat e 61-të dhe të 71-të të ndeshjes kundër Chelsea-t .

Wolverhampton pranoi se ata nuk arritën të parandalonin tifozët të silleshin në mënyrë të papërshtatshme, të përdornin fjalë fyese dhe të silleshin në çdo mënyrë të papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë. 

Në këtë ndeshje, Wolverhampton mposhti Chelsean me rezultat 1:0 dhe e mbylli sezonin në vendin e 13-të në Premier League, një vend poshtë Chelsea, i cili përfundoi me tre pikë më shumë se ata në mbyllje të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll