Sport

Lazio dhe Fiorentina duan juventinin Bonuccin të larguar nga Allegri

Massimiliano Allegri ka lënë jashtë turneut të SHBA-së, Leonardo Bonuccin, i cili tani është në kërkim të një klubi të ri. Në këto kushte, Lazio dhe Fiorentina po tregojnë interes për rastin e tij, sipas “Calciomercato”.

14 Korrik 2023, 17:16 Nga DOSJA
Lazio dhe Fiorentina duan juventinin Bonuccin të larguar nga Allegri

ITALI - Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci nuk është në planet e Juventusit për sezonin e ri, me drejtorin e ri të futbollit Cristiano Giudoli dhe ndihmësin e tij Giovanni Mana, që e vizituan atë në Toskanë, ku ai është me pushime për t'i bërë një përditësim të vendimit të klubit.

Ish-kapiteni i “bardhezinjve” tani është në kërkim të stacionit të radhës në karrierën e tij dhe sipas “Calciomercato”, tashmë për të kanë shfaqur interes Lazio dhe Fiorentina.

Në rastin e Lazios, 36-vjeçari u rekomandua nga Maurizio Sarri, i cili beson se do ta “lidhë” atë në qendër të mbrojtjes me Romagnolin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Korrik 2023, 16:14

Gjoba e UEFA-s ndaj FC Barcelona

SPANJE - UEFA i ka komunikuar këtë të premte një sanksion klubit futbollistik Barcelona dhe se i përgjigjet Komisionit të Kontroll...