Sport

Presidenti i Superligës së Greqisë bën apel për rastet e manipulimit të rezultateve të ndeshjeve nga drejtuesit e klubeve...

Në një nga letrat e dërguara në Prokurorinë e Përgjithshme thuhet se pesë presidentë të klubeve morën pjesë në ligën e kaluar.

14 Korrik 2023, 18:53 Nga DOSJA
Presidenti i Superligës së Greqisë bën apel për rastet

GREQI - Presidenti i Olympiakos dhe i Superligës greke, Evangelos Marinakis, i ka dërguar një letër ministrit të sportit, Giannis Ekonomou, për të marrë masa të menjëhershme për rastet e dyshuara të trukimeve të ndeshjeve.

“Futbolli grek nuk mund të vazhdojë të helmohet nga praktika të paligjshme, të përfshirët duhet të dalin para drejtësisë. Nuk mund ta nisim sezonin në një atmosferë mosbesimi dhe kalbësie të përgjithshme”, - argumenton Marinakis.

Në një nga letrat e dërguara në Prokurorinë e Përgjithshme thuhet se pesë presidentë të klubeve, që morën pjesë në ligën e kaluar (të fituar nga AEK) përfituan nga trukimi i ndeshjeve. Dy baste për ndeshjen në të cilën skuadrat përkatëse u përballën me njëra-tjetrën, duke u kufizuar në bastet për rezultatin në pjesën e parë (ajo përfundoi me rezultat të lartë), sipas dikisports.

Një tjetër president ka vënë bast dy herë (me sukses!) për humbjen e ekipit të tij dhe dy të tjerë kanë vënë bast për ndryshimin e rezultatit në minutat e fundit të ndeshjeve, ku kanë qenë të përfshira klubet e tyre përkatëse. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll