Politike

SPAK kërkon Ahmetajn për ta arrestuar, Rama MESAZH "të koduar" socialistëve: Kokën lart dhe...vetëm përpara!

Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se ata po bëjnë më të mirën për Shqipërinë Evropiane, ndaj dhe u ka kërkuar që ta mbajnë kokën lart.

14 Korrik 2023, 18:49 Nga k.m
SPAK kërkon Ahmetajn për ta arrestuar, Rama MESAZH "të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa foli për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, u ka dhënë dhe një mesazh socialistëve. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se ata po bëjnë më të mirën për Shqipërinë Evropiane, ndaj dhe u ka kërkuar që ta mbajnë kokën lart.

"Po bëjmë më të mirën për Shqipërinë Europiane. Prandaj kokën lart dhe...vetëm përpara," tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Të vetëdijshëm se ky det nuk kalohet pa u lagur vetë dhe madje pa rrezikuar edhe mbytjen nga dallgët e larta, nga lodhja, nga humbja e durimit apo nga të papriturat e rrugës. Të ndërgjegjshëm për gjatësinë e stërmundimshme të kësaj rruge, për telashet e pashmangshme me karakteret e dobëta dhe për kohën që fluturon pa mjaftuar kurrë teksa bregu nga ana tjetër është ende larg.

Po ama të sigurtë, si drita e diellit që shohim, se kjo përpjekje është më e madhja që mund të bëjmë për Shqipërinë europiane të fëmijëve tanë, të cilët nuk do të jetojnë më në një vend me dy drejtësi, një të fortë për të dobëtit dhe një të dobët për të fortët, prandaj kokën lartë dhe vetëm përpara. Faleminderit!

edi rama

Sondazh

Poll