Politike

Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, përgjigjet kryebashkiaku: E ngatërroni me 'IFC e Lulit', djegësat ishin "propozimi i pakërkuar"

Në përgjigjen e tij, Erion Veliaj pretendoi se propozimi tij për PPP për trajtimin e mbetjeve në Sharrë ishte i bazuar në projektin e IFC-së që kishte nisur në kohën e paraardhësit të tij, Lulzim Basha, duke pretenduar se nuk kishe lidhje me kontratën koncesionare që hetohej nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

14 Korrik 2023, 17:30 Nga k.m.
Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj,
Erion Veliaj

TIRANË- Dje, "Balkan Investigative Reporting Network" publikoi një artikull ku pretendohej se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte "propozuesi" për inceneratorin e Tiranës. Në shkrim, raportohej se në muajin janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP.

Përmes një shkrese të dërguar në adresë të ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani, Veliaj e mbështet idenë në një studim fizibiliteti të hartuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, për PPP dhe një studim të Korporatës Ndërkombëtare Japoneze, JICA, për zgjerimin e venddepozitmit të mbetjeve në Sharrë. Sqarim për të cilin e dha 24 orë pas publikimit të lajmit nga BIRN. 

Në përgjigjen e tij, Erion Veliaj pretendoi se propozimi tij për PPP për trajtimin e mbetjeve në Sharrë ishte i bazuar në projektin e IFC-së që kishte nisur në kohën e paraardhësit të tij, Lulzim Basha, duke pretenduar se nuk kishe lidhje me kontratën koncesionare që hetohej nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

"Është ngatërruar projekti i IFC, Bankës Botërore që ka nisur në kohë të Lulit, me "propozimin e pakërkuar" për të cilin bëhet debati publik, për projektin e IFC që e gjeta të kryer në Bashki me 37 euro/toni, i kam shkruar qeverisë dhe e ka refuzuar, me të drejte! Kohë më pas vjen propozimi i pakërkuar në qeberi i kësaj që sot është në SPAK! Janë ngatërruar dy projekte të ndryshme në përpjekje për të shpërndarë tym,"-shkruan Veliaj në reagimin e tij për BIRN. 

Por reagimet lidhur me çështjen nuk kanë përfunduar me kaq. 

“E vërteta është se Bashkia e Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha i ka kërkuar IFC një konsulentë mbi menaxhimin e integruar të mbetjejeve në landfillin e Tiranës. IFC ka bërë një studim për këtë çështje dhe në vazhdim është paguar për studimi e saj,”- i tha një zëdhënës i Bashkisë Tiranë, gazetës TemA.

Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj,

Po sipas tyre, në vitin 2015, kur Veliaj ka hyrë në Bashkinë e Tiranës, ai ka gjetur pa paguar këstin e fundit për IFC dhe më pas i ka kërkuar mendim Ministrisë së Financace nëse kishte hapërisë për të aplikuar studimin e IFC për menaxhimin e landfillit. Por të dy ministrat janë përgjigjur negativisht. Një qëndrim të tillë e ka mbajtur edhe në kohën kur ka dhënë dëshminë para Komisionit Hetimor të ngritur një vit më parë dhe të drejtuar nga deputetja Jorida Tabaku. Madje ka nxjerrë edhe një dokument të studimit.

"Basha i shkruan Berishës që ta bëjmë landfillin për 37 euro/ton. Ne e kemi 29 euro/ton, 30% më pas seç kërkonte ta bënte Basha. Basha ia çon fizibilitetin qeverisë dhe ngeli aty se humbi qeveria. Në 2013 është shpallur një gjendje e emergjencës mjedisore kur Basha ishte në bashki. Jam përgjigjur vetëm për Bashkinë e Tiranës në shkresën time,"- thoshte Veliaj një vit më parë.

Pas përgjigjes publike të Veliajt, reagimi i tij është edituar në shkrimin e BIRN, por ende nuk ka asnjë reagim tjetër. 

afera e inceneratorëve erion veliaj

Sondazh

Poll