Politike

Afera e inceneratorëve, PD i dërgon Nikollës kërkesë për mocion me debat në Kuvend

Në dokumentin e depozituar sot në Kuvend, opozita kërkon debat rreth skandalit të inceneratorëve, ku çdo deputet të ketë kohën e tij të diskutimit 10 minuta.

14 Korrik 2023, 16:38 Nga k.m.
Afera e inceneratorëve, PD i dërgon Nikollës kërkesë
Foto ilustruese

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla një kërkesë për mocion me debat publik urgjent në seancën e fundit plenare me datë 20 korrik, për të diskutuar lidhur me aferen e inceneratorëve. Në dokumentin e depozituar sot në Kuvend, opozita kërkon debat rreth skandalit të inceneratorëve, ku çdo deputet të ketë kohën e tij të diskutimit 10 minuta.

Sot, me 117 vota pro, Kuvendi aprovoi kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

Në parlament, opozita shfrytëzoi sërish seancën e sotme për të akuzuar shumicën, duke drejtuar gishtin ndaj kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin kryesor sipas saj të çështjes së inceneratorëve, ndërsa socialistët u kujdesën që t'i përmbaheshin aspektit teknik e procedurial të çështjes. Ndryshe nga dje, sot në sallë ishte edhe kryeministri Rama, i cili qëndroi disa minuta në sallë në hapje të seancës, ndërsa sot në orën 18.30 do t'i drejtohet opinionit publik.

NJOFTIM PËR SHTYP

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zj. Lindita Nikolla një kërkesë për mocion me debat publik URGJENT në Parlament në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Kërkesa e SPAK për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe, sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe kryeministri Edi Rama, pa urdhërin e të cilit kjo aferë nuk do ishte zbatuar.

Seanca plenare e ditës së premte, datë 14.07.2023 u zhvillua në shkelje të Kushtetutës, e cila në Nenin 73, pika 4 e saj, parashikon diskutim si dhe votim të hapur me qëllim që opinioni publik të vihet në dijeni mbi qëndrimet e secilit deputet. Ndaj: Meqenëse seanca e ditës së sotme nuk e garantoi mundësinë e debatit për një cështje të një rëndësie madhore, kërkojmë nga ana juaj:

Mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte date 14.07.2023, të Konferencës së Kryetarëve dhe futjen si çështje e parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat rreth skandalit të inceneratorëve ku nga informacionet e bëra publike, përveç ish zv. kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe ministra të tjerë aktualë, ish-ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë;
Çdo deputet të ketë të drejtën e diskutimit 10 minuta; Lista e folësve për Mocionin me Debat të fillojë detyrimisht me deputetët iniciues të Mocionit me Debat dhe më pas mund të vijojnë folësit apo diskutantët e tjerë.

MË POSHTË LEXONI DOKUMENTIN E PLOTË:

seanca per ahmetajn arben ahmetaj ne spak arrestimi i ahmetajt

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll