Bota

'Zhgënjyese'/ BE dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës: Është vendi ku duhet të flitet për politikat në mënyrë demokratike

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta.

14 Korrik 2023, 13:22 Nga a.l
'Zhgënjyese'/ BE dënon dhunën në Kuvendin e
Dhuna në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka dënuar skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës, në seancën e djeshme plenare, ku opozita dhe ministrat e kabinetit qeveritar patën një përplasje fizike. Në një postim në Twitter, shefi i Zyrës së BE në Kosovës, Tomas Szunyog shkruan se diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie. 

“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, shkruhet në postimin e tij. 

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet. Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama tha se një sjellje e tillë është një turp për Kosovën, madje shtoi se opozita duhet të distancohet nga kjo sjellje që nuk do t'i shërbejë për mirë Kosovës.

dhune ne kuvendin e kosoves tomas szunyog

Sondazh

Poll