Bota

Daçiç i del në mbrojtje Vulinit: Edhe unë e Vuçiçi kemi qenë të sanksionuar në kohën e Millosheviçit

Edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dal në mbrojtje Vulinit dhe ka kërkuar prova prej amerikanëve rreth pretendimeve të tyre.

14 Korrik 2023, 13:16 Nga a.l
Daçiç i del në mbrojtje Vulinit: Edhe unë e
Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vulin

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç vlerëson se sanksionet amerikane ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandër Vulin, paraqesin një vendim ekskluzivisht politik, bazuar në qëndrimin ndaj Rusisë, pavarësisht se veprat penale u përmendën në shpjegimin zyrtar.

Ai kujtoi edhe kohën kur ishte i sanksionuar së bashku me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Epo, edhe unë kam qenë në listën e sanksioneve amerikane, në listë ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kohën e Millosheviçit. Veprat kriminale përmenden tek të gjithë ata që i janë ekspozuar ndaj sanksioneve. Asnjëherë nuk kemi marrë informacion se ka të dhëna për krim dhe korrupsion. A e dini se sa e madhe do të ishte lista jonë e sanksioneve nëse do të ishim kaq të fuqishëm”, tha Daçiç, raporton danas.

Edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dal në mbrojtje Vulinit dhe ka kërkuar prova prej amerikanëve rreth pretendimeve të tyre. Vulin është përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike, Departamentit të Financave të SHBA-së. 

aleksander vulin ivica dacic

Sondazh

Poll