Bota

Dyshime për veprime anti-ruse, Moska mbyll konsullatën e Polonisë

Në prill, Polonia konfiskoi shkollën e ambasadës ruse në Varshavë, të cilën Rusia e përshkroi si një veprim "të paligjshëm" që shkeli Konventën e Vjenës. 

14 Korrik 2023, 12:08 Nga a.l
Dyshime për veprime anti-ruse, Moska mbyll konsullatën e Polonisë
Foto ilustruese

Qeveria ruse vendosi të mbyllë konsullatën polake në qytetin e Smolensk si rezultat i veprimeve "anti-ruse" të Varshavës, raportojnë mediat e huaja. 

Moska akuzoi Poloninë për veprime jomiqësore që përfshijnë hapa për të konfiskuar ilegalisht pronën diplomatike ruse në territorin polak dhe theskoi se vendimi për mbylljen e konsullatës së saj në Smolensk erdhi si një masë hakmarrëse për rikthimin e barazisë së zyrave konsullore të Rusisë në Poloni dhe Polonia në Rusi.

Në prill, Polonia konfiskoi shkollën e ambasadës ruse në Varshavë, të cilën Rusia e përshkroi si një veprim "të paligjshëm" që shkeli Konventën e Vjenës. 

poloni

Sondazh

Poll