Bota

BE heq rregullat e importit të ushqimit në Japoni

Kina dhe vende të tjera, megjithatë, kanë kërcënuar të kufizojnë më tej importet japoneze të ushqimeve të detit nëse rrjedhja e ujit vazhdon.

14 Korrik 2023, 11:54 Nga a.l
BE heq rregullat e importit të ushqimit në Japoni
Charles Michel, Fumio Kishida dhe Ursula Von der Leyen

Bashkimi Evropian ka hequr kufizimet në importet e ushqimeve japoneze të vendosura pas shkrirjes në centralin bërthamor Fukushima Daiichi, disa javë përpara se Japonia të fillojë të pompojë ujërat e zeza nga objekti në Oqeanin Paqësor.

Kina dhe vende të tjera, megjithatë, kanë kërcënuar të kufizojnë më tej importet japoneze të ushqimeve të detit nëse rrjedhja e ujit vazhdon. Njoftimi i BE-së erdhi pas bisedimeve në një samit në Bruksel midis presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit japonez, Fumio Kishida. 

Vendimi i BE-së për të hequr të gjitha kufizimet e mbetura, ndoshta muajin e ardhshëm, vjen disa ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) miratoi planet e lëshimit të ujit të Japonisë në një rishikim kyç të sigurisë, duke thënë se masa do të kishte një ndikim të papërfillshëm radiologjik mbi njerëzit dhe mjedisin, shkruan The Guardian. 

BE-ja ka liruar disa herë kufijtë e importit që nga viti 2011, kur centrali u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami , duke shkaktuar aksidentin më të keq bërthamor në botë që nga Çornobili 25 vjet më parë. 

charles michel

Sondazh

Poll