Bota

SHBA: Grupi mercenar 'Wagner' nuk ka më një rol të rëndësishëm në luftën në Ukrainë

Wagner ka luftuar disa nga betejat më të përgjakshme që kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Putin tani duket se ka lënë të kuptohet se ëagner nuk ka të ardhme në Rusi, shkruajnë mediat e huaja. 

14 Korrik 2023, 11:26 Nga a.l
SHBA: Grupi mercenar 'Wagner' nuk ka më një rol të
Grupi ëagner

SHBA-  Zëdhënësi i Pentagonit deklaron se grupi mercenar rus ëagner nuk ka më një rol të rëndësishëm në Ukrainë.  Kjo deklaratë vjen disa javë pas rebelimit jetëshkurtër të grupit në Rusi, një sfidë për autoritetin e presidentit Vladimir Putin.

Wagner ka luftuar disa nga betejat më të përgjakshme që kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Putin tani duket se ka lënë të kuptohet se ëagner nuk ka të ardhme në Rusi, shkruajnë mediat e huaja. 

"Wagner nuk ekziston. Nuk ka ligj për organizatat private ushtarake. Thjesht nuk ekziston," i tha presidenti gazetës së biznesit Kommersant, kur u pyet nëse grupi do të ruhej si një njësi luftarake. 

Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit të ëagnerit të 23-24 qershorit, mercenarëve iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin. 

grupi wagner

Sondazh

Poll