Bota

Ushtria sudaneze 'shënjestron' qytetin më të populluar, vriten 30 persona në Omdurman

Burimet mjekësore thanë se predhat u lëshuan nga baza ushtarake Karri, të cilën ushtria e kontrollon, gjatë luftimeve të ashpra me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake.

14 Korrik 2023, 11:45 Nga a.l
Ushtria sudaneze 'shënjestron' qytetin më të populluar,
Pamje nga vendi i ngjarjes

SUDAN-  Ushtria sudaneze ka bombarduar një treg në Omdurman duke lënë të vdekur 30 persona. Banorët e qytetit më të populluar të vendit e përshkruan si javën më të keqe për viktimat civile që nga shpërthimi i luftës në prill. 

Burimet mjekësore thanë se predhat u lëshuan nga baza ushtarake Karri, të cilën ushtria e kontrollon, gjatë luftimeve të ashpra me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, shkruan The Guardian. 

Një shitës perimesh që shkon në treg shumicën e ditëve për të blerë mallrat e tij me shumicë tha se mes viktimave ishin njerëzit që përpiqeshin të vidhnin prodhimin. Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm muajt e fundit dhe shumë njerëzve që jetojnë në Omdurman dhe qytetet e tij simotra, Khartoum dhe Bahri, kanë mbetur pa para.

lufta ne sudan

Sondazh

Poll