Politike

Konstituuohet Këshilli Bashkiak i Kamzës, Rakip Suli merr mandatin e dytë

E pranishme në ceremoni ishte dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

12 Korrik 2023, 21:45 Nga I.A
Konstituuohet Këshilli Bashkiak i Kamzës, Rakip Suli merr mandatin e
Rakip Suli

KAMËZ- Këshilli Bashkiak i Kamzës është konstituuar ditën e sotme. Kryebashkiaku i zgjedhur i Kamzës Rakip Suli është betuar, duke nisur detyrën në mandatin e dytë. E pranishme në ceremoni ishte dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Suli në Këshillin Bashkiak u shpreh se Bashkia Kamëz do të jetë institucioni i qytetarëve dhe secili do të jetë i njëjtë dhe do të marrë shërbimin e duhur.

“Betimi i sotëm është një procedurë formale e ligjore, ndërsa betimi moral, fjala e nderit për të përmbushur gjithçka kam premtuar, zotohem që do t’i mbaj deri në fund. Në mbështetje të qytetarëve, kthyem shpresën tek bashkia, udhëhoqëm me shembullin duke mos i ndarë qytetarët në të majtë e në të djathtë,” tha ai.

lindita nikolla rakip suli

Sondazh

Poll