Politike

Grupi parlamentar i PD-së kërkesë Kuvendit: Të futet në rendin e ditës kërkesa për arrestimin e Ahmetajt

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit kërkohet që të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

13 Korrik 2023, 08:54 Nga A.B
Grupi parlamentar i PD-së kërkesë Kuvendit: Të futet në
PD

TIRANË- Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në një seancë plenare. Por, para nisjes së saj, grupi i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Ata kërkojnë që të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit kërkohet që të futet në rend dite kërkesa e SPAK.

“Duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesë për organet e drejtësisë dhe do tëa përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores”, thuhet në letër.

Grupi parlamentar i PD-së kërkesë Kuvendit: Të futet në

Ditën e djeshme Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt./Dosja.al

grupi i pd

Sondazh

Poll