Art&Argëtim

‘Zgjodha të mos bëhesha drejtor’, Bujar Asqeriu: Janë disa role që s’i kam realizuar dot

2 Mars 2019, 23:35 Nga DOSJA
‘Zgjodha të mos bëhesha drejtor’, Bujar Asqeriu: Janë

Asqeriu numëron shumë role në kinema e teatër dhe mbetet një ikonë e kinematografisë shqiptare. Sigurisht që me një protagonist të tillë, emisioni ka qenë shumë interesant dhe aktori ka folur për gjithçka.

 I pyetur për faktin nëse ka dëshiruar ndonjëher të bëhet drejtor teatri, aktori është shprehur se një ofertë e tillë i ka ardhur, por e ka refuzuar sepse sipas tij, puna e drejtorit është një punë zyre e cila nuk i shkon përshtat.

“Mua më kanë ofruar, jo njëherë, por disa herë dhe nuk kam pranuar sepse unë kam investuar për këtë profesion që kam zgjedhur në jetë dhe sigurisht është një profesion i palimituar…Kështu që mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë formati zyrtar sepse të bëhesh drejtor do të thotë të jesh zyrtar, të shkosh në zyrë, të zgjidhësh problemet”,-u shpreh aktori.

“Nuk më ka pëlqyer kjo, mua më pëlqen vetëm arti, performnanca artistike, publiku, dua të argëtohem, dritat e skenës. Dritat e zyrës më krijojnë një impakt shumë negativ dhe më mpijnë qelizën pak nga pak dhe më krijojnë rrudha në portret”,-shtoi më tej Asqeriu.

Gjithashtu në rubrikën e pyetjeve nga ‘Facebook’ njëra nga pyetjet ka qenë nëse i ka ngelur ndonjë rol peng që se ke bërë akoma.

“Janë disa role që më kanë kaluar pa i realizuar sepse janë rrethanat të cilat e bëjnë jetën e një aktori në kolektiv, në grup, dhe unë e vleresoj  shumë grupin sepse  në grup japim dhe marrim energjinë e njëri tjetrit dhe japim më të mirën. Sigurisht, nuk ka artist në botë që realizon të gjitha pasionet, të gjitha pikësynimet, dëshirat…Të gjithë artistët ikin nga kjo botë me pengje të mëdha”,-u shpreh Asqeriu.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktor bujar asqeriu kinematografia teatër aktor bujar asqeriu kinematografia teatër

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Mars 2019, 06:21

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

DASHITë lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore ...