Aktualitet

Kush po i deformon faktet për Butrintin? 'Bomba' e arkeologut grek: Ishte qytet grek, mbishkrimet janë greke (VIDEO)

Edhe projektet më të fundit e cilësojnë jo vetëm një qytet romak, por edhe një koloni greke, ndërsa për ilirët nuk flitet askund.

12 Korrik 2023, 13:48 Nga m.s
Kush po i deformon faktet për Butrintin? 'Bomba' e arkeologut
arkeologu David Hernandez

TIRANE- Arkeologu amerikan David Hernandez e cilëson qytetin antik të Butrintit, një qytet të themeluar nga të ardhur, ku sipas tij në fillesë mungojnë plotësisht gjurmë të fisit vendas të kaonëve. Po si është e mundur diçka e tillë? Territori është Kaonina, por gjurmë të kaonëve nuk ka. 

(Kaonët ishin një nga fiset më të rëndësishëm të Mbretërisë së Epirit, fiset epirote identifikoheshin si ilirë dhe kishin elemente të kulturës ilire. Kaonia shtrihej nga lumi Kalama i Çamërisë në Jug e deri në luginën e Drinosit në Gjirokastër në Veri. Qyteti më i madh i kaonëve ishte Antigonea në afërsi të Gjirokastrës së sotme).

Ai gërmon në Butrint me ‘bekimin’ e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Institutit të Arkeologjisë. Por çfarë fshihet pas historisë së Butrintit? A ka një projekt për të deformuar të dhënat e këtij qyteti të lashtë? Shumë arkeologë shqiptarë dhe të huaj kanë vizituar Butrintin. 

Edhe projektet më të fundit e cilësojnë jo vetëm një qytet romak, por edhe një koloni greke, ndërsa për ilirët nuk flitet askund. 

Si qëndron e vërteta? Çfarë fshihet nën rrënojat, kur ndërkohë në kohët e arta jetonin disa mijëra banorë. Cilat janë të dhënat që ruajnë mbishkrimet e vjetra? 

Një ekspeditë me arkeologë shqiptarë dhe të huaj vijojnë gërmimet, si pjesë e një fushate të përvitshme që zhvillohet në Butrint. 

Si një qytet që është fundosur në mënyrë të vazhdueshme, ata po zbulojnë për sheshin e vjetër të qytetit që është monumenti i dytë më i madh pas teatrit.

butrinti david hernandez

Sondazh

Poll