Politike

Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e inceneratorëve me lekë ose dhunë

Braçe tha se nëse drejtësia e Berishës do e kishte zgjidhur çështja e inceneratorëve me lekë ose me dhunë.

12 Korrik 2023, 12:20 Nga A.B
Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka përmendur edhe çështjen e hetimeve për inceneratorët. Braçe tha se nëse drejtësia e Berishës do e kishte zgjidhur çështja e inceneratorëve me lekë ose me dhunë, duke theksuar se ende nuk ka asnjë përgjegjës për 26 viktimat e tragjedisë së Gërdciet dhe 4 të vrarët më 21 janar.

Drejtësia e zhbën klientelizmin, më vjen mirë që e vlerësuat rolin e zyrtarëve të financave për mënyrën se si kanë qëndruar përballë presioneve e intimidimeve, unë mendoj se duhet të falënderoni edhe më gjerë se kaq një trup që bëri një reformë drejtësia të cilët sot kanë kurajën të vënë para ligjit cilëndo që shkelin ligjin. Po të kishte qenë një trupë tjetër. I ka emëruar Edi Rama me dorë keni thënë, i kemi ndërtuar siç keni thënë ju, i ka vënë Edi Rama me dorë keni thënë ju.

Po të kishte qenë një trupë tjetër kjo çështja e inceneratorëve Mondi do ishte zgjidhur me lek ose me dhunë ose me procedurë. Mondi ose me procedurë. O mondi, do ishte zgjidhur me procedurë. Ose duke mbaruar mandati shqyrtimit me procedurë, herën tjetër o ma më dhemb barku aman mos më gjykoni deri kësaj jave. Këto janë format që ishte drejtësia deri dje. E di për ca çështje, u shkriu një komisariat, dha dorëheqjen një deputet, janë arrestuar një dynja me njerëz, s’ka mbaruar vettingu Modni, do vijë edhe tek prokuroria dhe gjykata e Krujës. Mondi po thoja që jo për çështje si kjo e inceneratorëve, por për nja 230 mln euro që i ka numëruar KLSH në atë periudhë dhe prokuroria dhe 26 të vrarë për të cilët akoma nuk ka përgjegjësi dhe 4 të tjerë të vrarë 10 metra më tutje për të cilët nuk është bërë përgjegjësi”, tha Braçe.

erion brace

Sondazh

Poll