Bota

Lufta në Ukrainë! S'ka qetësi, Kievi sulmohet me dronë rusë për të dytën natë radhazi

Nuk raportohet për dëme apo lëndime.

12 Korrik 2023, 08:20 Nga A.B
Lufta në Ukrainë! S'ka qetësi, Kievi sulmohet me dronë
Sulmet

UKRAINË- Rusia kreu një tjetër sulm me dronë për të dytën natë radhazi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, por mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi me sukses të gjithë ata.

"Pas një pushimi prej më shumë se një jave, armiku lëshoi dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev për të dytën ditë radhazi. Alarmi ajror zgjati për më shumë se dy orë", tha kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko, në Telegram.

"Të gjithë [dronët] në hapësirën ajrore rreth Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore", shtoi ai.

Nuk raportoi për dëme apo lëndime.

Koloneli ukrainas Serhiy Cherevatiy raportoi se trupat ukrainase të përfshira në luftime pranë qytetit të Bahmutit në rajonin lindor të Donjeckut po bëjnë përparim me një "ritëm të moderuar". Që nga 11 korriku, Cherevatiy deklaroi se forcat ruse kanë krijuar rezistencë të ashpër, duke u përpjekur të pengojnë avancimin e trupave ukrainase.

Dhjetë përleshje u zhvilluan dhe më shumë se 800 predha nga lloje të ndryshme artilerie ranë me breshëri gjatë ditës së 11 korrikut, tha Cherevatiy, duke shtuar se po aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra për të larguar trupat ruse nga Bahmuti.

Autoritetet ukrainase dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar ushtrinë ruse për përdorimin e bombave thërrmuese, akuza këto që Moska i mohon. Vëzhguesi Human Rights Watch raportoi më 6 korrik se forcat ruse dhe ukrainase kanë përdorur bomba thërrmuese, duke shkaktuar vdekjen e civilëve ukrainas./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll