Politike

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit avokatët dhe prokurorët, mungon Ahmetaj

Për të marrë vendimin për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, sot në Kuvend ka shkuar vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kolegia e tij, prokurorja Enkeleda Millonai.

11 Korrik 2023, 15:42 Nga k.m.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, mbërrijnë në
Altin Dumani

TIRANË- Ora 16.00 nuk ka shkuar ende, por avokatët dhe hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit. 

Për të marrë vendimin për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, sot në Kuvend ka shkuar vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kolegia e tij, prokurorja Enkeleda Millonai.

Po ashtu, kanë ardhur dhe avokatët mbrojtës Saimir Visha dhe Enrik Ligori. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj. 

arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll