Dështon seanca për Alda Klosin, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja: Kam konflikt interesi
Alda Klosi TIRANË- Seanca e sotme për ish-zyrtaren e kryeministrisë, Alda Klosit është shtyrë. Shkak është bër...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin Xh. A., 34-vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga ai, ka përplasur shtetasin O. B., 78-vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Po kështu janë arrestuar në flagrancë dy persona të moshës 33 dhe 34-vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Po të njëjtat burime shtojnë se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 26-vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Elbasan - Librazhd”, ju bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin Xh. A., 34 vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari, ka përplasur shtetasin O. B., 78 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-R. M., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh, në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Alda Klosi TIRANË- Seanca e sotme për ish-zyrtaren e kryeministrisë, Alda Klosit është shtyrë. Shkak është bër...
Policia GRAMSH- Një operacion i befasisshëm është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Gramshit. Forcat e Ndërhyrjes ...
policia Tirane TIRANË- Një 33-vjeçare me inicialet DH.J., është gjetur pa shenja jete sot nga bashkëshorti i saj, brenda n...
Jonada Avdia TIRANË- Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura Jonada Avd...
Gjergj Luca TIRANË- Mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjergj Luca, aty ku tjera ka rr&e...
Arnold Selishta ITALI- Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet e aksidentit, ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Se...
Safet Gjici TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaç&e...
El Salih (Lekica) TIRANE- Apeli i GJKKO lë në burg Ibrahim El Salih (Lekica). 56-vjeçari është dënuar me 4 vit...
foto ilustruese "Shqipëria është quajtur ndryshe Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme. Aj...
Policia DURRËS- Policia ka shpëtuar 13 pushues që kishin mbetur të bllokuar gjatë gjithë natës në një skaf, pr...