Aktualitet

Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, Apeli i GJKKO lë në burg 56-vjeçarin

Apeli i GJKKO lë në burg Ibrahim El Salih (Lekica). 56-vjeçari është dënuar me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar përfiton 2 vite e 8 muaj burg.

11 Korrik 2023, 09:39 Nga DOSJA

 

Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, Apeli i GJKKO lë
El Salih (Lekica)

TIRANE- Apeli i GJKKO lë në burg Ibrahim El Salih (Lekica). 56-vjeçari është dënuar me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar përfiton 2 vite e 8 muaj burg. Më herët, Prokuroria e akuzonte El Salih se ka përdorur një llogari në rrjetin social ‘Facebook' për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër el-Bagdadi, si dhe thirrje në mbështetje të luftës së shenjtë – xhihadit islamik në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

Më 24 maj 2022, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit njoftoi arrestimin e 56-vjeçarit nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Sondazh

Poll