Aktualitet

Po bënin gara ma makina në Itali, pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar (VIDEO)

Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të natës të së shtunës në Monza të Italisë. Aty duket qartë ku makina Range Rover brenda së cilës ndodheshin katër të rinj, shpërthen në flakë pas aksidentit tragjik.

11 Korrik 2023, 11:04 Nga DOSJA
Po bënin gara ma makina në Itali, pamjet e aksidentit tragjik ku humbi
Arnold Selishta

ITALI- Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet e aksidentit, ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Selishta. Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të natës të së shtunës në Monza të Italisë. Aty duket qartë ku makina Range Rover brenda së cilës ndodheshin katër të rinj, shpërthen në flakë pas aksidentit tragjik.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur dy pasagjerët e tjerë në mjet, të moshës 18 dhe 23-vjeç. Autoritetet italiane kanë ndaluar shoferin e Range-it, i cili u largua nga vendi i ngjarjes për t’u identifikuar disa orë më pas. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte kushëri me viktimën Selishta. 

Mësohet se pas një mbrëmje në një lokal të zonës, grupi i të rinjve të moshës 18-23-vjeç, hipën në dy makina, një Range Rover dhe një BMW M8. Rrugës dyshohet se nisën të bënin garë me njëri-tjetrin, me shpejtësi të madhe. Në një moment, shoferi i Range-it humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë në rrugë, duke shpërthyer më pas në flakë.

22-vjeçari Selishta, i cili jetonte në Limbiate, u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s, ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak kohë më pas.

Sondazh

Poll