Aktualitet

U gjet pa shenja jete nga bashkëshorti, policia: Nuk janë konstatuar shenja dhune

Vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale

11 Korrik 2023, 12:01 Nga DOSJA
U gjet pa shenja jete nga bashkëshorti, policia: Nuk janë konstatuar
policia Tirane

TIRANË- Një 33-vjeçare me inicialet DH.J., është gjetur pa shenja jete sot nga bashkëshorti i saj, brenda në banesë, në Tiranë. Burimet paraprake të policisë njoftojnë se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Lidhur me këtë rast, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi nga policia

Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll