Juventusi i thotë “Po” largimit të sulmuesit Vlahovic, por me kusht…
ITALI - Sipas Fabrizio Romano, Juventusi është pro për largimin e Dushan Vlahovic, nëse oferta e duhur do të arri...
Çdo ndeshje mes tenistëve ukrainas dhe rusë e bjellorusë sjell problemet e veta në Wimbledon.

ANGLI - Shumë bujë u ngrit pas ndeshjes mes Elina Svitolina dhe Victoria Azarenka në Wimbledon. Në fund ukrainasja arriti të fitonte dhe të gjithë folën shumë më tepër për lëvizjen në fund të ndeshjes kur dy tenistet nuk u përshëndetën. Victoria Azarenka tha pas ndeshjes se nuk ka kuptim të flitet për këtë, ndërsa Svitolina theksoi se kjo fitore është shumë e rëndësishme për vendin e saj.
"Po marr shumë mbështetje nga vendi im, kam marrë 60, 70 mesazhe menjëherë. Të gjithë po shikonin, brohoritnin, më jepnin video të tyre duke brohoritur për mua. Jam shumë krenare për atë që kam bërë. Kam luajtur keq dhe kjo më shtyu drejt fitores, e dija se duhej të luftoja”,- tha Svitolina pas ndeshjes.
Ajo shtoi gjithashtu se pas lindjes së fëmijës, ky është momenti më i lumtur në jetën e saj: “Kjo sepse e di se sa do të thoshte kjo ndeshje. Unë e di që njerëzit janë duke më shikuar në shtëpi dhe jam ndjerë përgjegjëse. Sa herë që luaj me teniste ruse dhe bjelloruse do të ketë më shumë presion për të fituar dhe për këtë arsye këto fitore kanë shumë vlerë për mua. Janë fitore të vogla për Ukrainë."
Dhe më pas ajo theksoi se është e zhgënjyer që duhet të luajë me teniste ruse dhe bjelloruse, ndryshe nga viti i kaluar kur ato u ndaluan të garojnë. "Vitin e kaluar u dërgua një mesazh i qartë nga Wimbledon, këtë vit ai ndryshoi për shkak të të gjitha llojeve të presioneve. E dija se do të më pyesnit këtë, por nuk mendoj se mbështetja ka ndryshuar," tha ajo.
Elina Svitolina volvió a competir en abril luego de ser madre.
— Tiempo De Tenis (@Tiempodetenis1) July 9, 2023
En solo 3 meses logró...
✅ Título en Estrasburgo.
✅ Cuartos en Roland Garros.
✅ Cuartos en Wimbledon.
Impresionante ????pic.twitter.com/pV2gJTstSL
Gazetarët e pyetën gjithashtu se çfarë mendonte për fishkëllimat që mori Victoria Azarenka, dy herë kampionja e Grand Slam-it, kur u largua nga fusha.
“Kam marrë të njëjtin trajtim në Paris, të tria ndeshjet kanë qenë të tilla. Sot ndodhi. Për mua personalisht, mendoj se organizatorët e tenisit duhet të dalin dhe të thonë se nuk ka asnjë përshëndetje mes tenistëve rusë dhe bjellorusë me tenistët ukrainas. Nuk e di, ndoshta nuk është e qartë për njerëzit. Disa njerëz as nuk e dinë se çfarë po ndodh atje.
E kam thënë tashmë shumë herë, derisa ushtria ruse të largohet nga Ukraina dhe derisa ne të marrim territoret tona, nuk do të shtrëngojmë duart. Pozicioni im është i qartë," tha ajo, dhe kur u pyet nëse mendonte, se ishte e padrejtë ndaj rivalit të saj që mori fishkëllima, ajo vetëm tha: "Epo, kështu ishte edhe për mua në Paris. Nuk e di se cili do të ishte reagimi nëse do të kisha humbur, nuk mund t'i përgjigjem vërtet kësaj pyetjeje për ju.
“Lavdi Ukrainës” u dëgjua nga tribuna dhe Svitolina shpjegoi se nga vinin ato thirrje. "Ishin ukrainasit që ishin atje. Kam dëgjuar shumë ukrainas në audiencë dhe ishte vërtet diçka e veçantë, kjo ishte një nga atmosferat më të mira që kam luajtur",- përfundoi ajo.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Sipas Fabrizio Romano, Juventusi është pro për largimin e Dushan Vlahovic, nëse oferta e duhur do të arri...
ITALI - Victor Osimhen nuk do të shkojë askund! Pasi kontribuoi më së shumti në triumfin e kampionatit nga Napoli, nig...
ARABIA SAUDITE - Al Hilal është i pandalshëm! Klubi saudit që tashmë ka nënshkruar me Ruben Neves dhe duk...
ANGLI - Nuk është hera e parë dhe as e fundit që Erling Haaland vesh pizhame dhe shkon i veshur me to në një festë...
SHBA - Po ikën koha për të përfunduar zyrtarisht transferimin e Lionel Messit te Inter Miami, pasi prezantimi i tij pritet t&eum...
SPANJE - Thibaut Courtois u martua pak ditë më parë me Michel Gerzing dhe nisi pushimet verore në Ibiza. Portieri bel...
ITALI - Juventusi është në pritje të vendimit për përjashtimin nga Europa, megjithatë, një kambanë e re e rë...
ITALI - Shuma e ofertës së kampionëve sauditë, Al-Ittihad për mesfushorin francez, Paul Pogba, është mahnitëse. Al-Itti...
ANGLI - Ndeshja e parë parasezonale e United zhvillohet të mërkurën kundër Leeds, në Oslo dhe trajneri Erik ten Hag nuk ka numrin ...
GJERMANI - Menjëherë pasi pa të konfirmuar transferimin e tij në Paris SG, mbrojtësi francez Lucas Hernández i la një ...