10 Korrik 2023, 20:13
Nga I.A
Aktidenti i Ahmetajt
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dosjen hetimore të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për korrupsion. Në një pjesë të dosjes është dhe dëshmia e Ollga Gjokajt, bashkëshortja e këshilltarit të Ahmetajt. Shqiptarja shkruan se Gjokaj ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku u dëmtuan Arban Ahmetaj dhe kunati i tij Leonard Mene. Gjokaj ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.
“Bashkëshorti i saj i ka thënë që po udhëtonte në makinë me Leonard Menen që është kunati i Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtiri. Bashkëshorti i ka dhënë se janë përplasur me një autobus. Bashkëshorti i saj u dëmtua pak dhe nuk pati nevojë për mjekim kurse Arben Ahmetaj dhe Leonard Mene i tha që ishin dëmtuar dhe janë trajtuar me mjekim në Kumanovë edhe në Shqipëri. Nuk di të thotë spitalet apo ambientet mjekësore ku janë mjekuar. Por di të thotë që ka vajtur bashkë me bashkëshortin për vizitë te shtëpia e Albinës dhe Arbenit pas aksidentit. Kur ka ndodhur aksidenti, ka dëgjuar nga bashkëshorti se kanë qenë në një udhëtim në Bukuresht”, thuhet në dosje.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al
arben ahmetaj ollga gjokaj mirel mërtiri
Politike
10 Korrik 2023, 19:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në Kuvend ka risjell&e...
Politike
10 Korrik 2023, 19:18
k.m.
Foto ilustruese
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duket se tentuan të lajnë duart nga pikëpyetjet e ngritura mbi punën e ...
Politike
10 Korrik 2023, 18:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka emëruar 5 ambasadorë të rinj të Shqipërisë. Sipas vendimeve të p...
Politike
10 Korrik 2023, 17:49
I.A
Artan Fuga
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka deklaruar sot kritikat e tij në lidhje me ligjin për Akademinë e Shkencave dhe amendamentet ...
Politike
10 Korrik 2023, 17:45
Një tjetër çështje pritet të ngrihet kundër ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Një prokuror i SPAK pritet të...
Politike
10 Korrik 2023, 17:38
I.A
Këshilli bashkiak i Elbasanit
ELBASAN- Këshilli bashkiak i Elbasanit është konstituuar ditën e sotme. Në krye të kë...
Politike
10 Korrik 2023, 17:20
k.m.
Artan Hoxha dhe Arben Ahmetaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas kërkesës së Strukturës së Posaç...
Politike
10 Korrik 2023, 17:03
k.m.
Pamje nga Komisioni
Drejtuesja e delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, shkruante se kjo çështje lidhej me shtetin e së drej...
Politike
10 Korrik 2023, 16:57
I.A
Këshilli bashkiak
BELSH- Këshilli bashkiak i bashkisë Belsh është konstituuar si dhe është betuar Arif Tafani, kryebashk...
Politike
10 Korrik 2023, 15:14
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Taulant Ballën si Ministër i Brendshëm i vendit. Dekretimi nga Begaj ka...