Politike

Nga Saimir Tahiri te Tom Doshi/ Kuvendi përballë kërkesës për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt, kush janë precedentët e mëparshëm

Deputeti i dytë që i është hequr imuniteti është ish-deputeti Tom Doshi po në vitin 2015, pasi u akuzua për shpifje komploti për vrasjen e tij. 

10 Korrik 2023, 19:42 Nga I.A
Nga Saimir Tahiri te Tom Doshi/ Kuvendi përballë kërkesës
Kuvendi

TIRANË- Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në Kuvend ka risjellë në kujtesë precedentët e mëparshëm që ka ndodhur. Fillimisht heqja e imunitetit për një deputet ka ardhur në vitin 2015.

Kuvendi i hoqi imunitetin deputetit Mark Frroku, i cili kërkohej nga Belgjika për vrasje. Deputeti i dytë që i është hequr imuniteti është ish-deputeti Tom Doshi po në vitin 2015, pasi u akuzua për shpifje komploti për vrasjen e tij. 

Deputeti i tretë, të cilit iu hoq mandati ishte Armando Prenga, pasi akuzohej në vitin 2015 për plagosjen e një personi në Lezhë. Deputetit të radhës që iu hoq imuniteti ishte dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në vitin 2017. Ndërkohë që në vitin 2022 ish-deputetit Alqi Bllako, iu hoq imuniteti pasi u akuzua për çështjen e inceneratorëve.

Sot SPAK kërkoi në Kuvend heqjen e imunitetit të Ahmetajt, pasi akuzohet për korrupsion. Po ashtu po kërkohet dhe heqja e mandatit të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, sepse kjo e fundit akuzohet se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.

arben ahmetaj spak olta xhaçka armando prenga saimir tahiri

Sondazh

Poll