Sport

VIDEO/ David Beckham ‘pikturon’ në Miami muralin e yllit argjentinas Leo Messi...

Beckham është “tradhtuar” nga gruaja e tij Victoria

10 Korrik 2023, 19:16 Nga DOSJA

VIDEO/ David Beckham ‘pikturon’ në Miami muralin e yllit

SHBA - Po ikën koha për të përfunduar zyrtarisht transferimin e Lionel Messit te Inter Miami, pasi prezantimi i tij pritet të bëhet më 16 korrik. Pronari i klubit, David Beckham, është njeriu që e bindi argjentinasin të bashkohet me MLS dhe dëshiron që gjithçka të jetë perfekte në... ditën e madhe.

Një mural i madh është krijuar në Miami për nder të kapitenit të Albiceleste dhe ish superylli i Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, u ngjit në një vinç dhe ndihmoi për ta përsosur atë. Victoria Beckham ka postuar një video në Instagram me bashkëshortin e saj duke “zbardhur” dhëmbët e Messit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

“A ka ndonjë gjë që David Beckham nuk mund ta bëjë? Ka vetëm disa ditë që ka qenë në qytet dhe e ka marrë menjëherë. Po ai është që zbardh dhëmbët teksa shikojmë!!! Puthje nga Miami!”, ka shkruar Victoria Beckham në mbishkrimin e postimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll