Sport

Leonardo i hedh ‘benzinë’ zjarrit: “Ka ardhur koha që Mbappe të largohet nga PSG”

Ish-drejtori sportiv i PSG-së ka folur për rastin Mbappe dhe nuk ka ngurruar të merret me numrin 7 të parizienëve.

10 Korrik 2023, 09:30 Nga DOSJA
Leonardo i hedh ‘benzinë’ zjarrit: “Ka ardhur koha

FRANCE - PSG do të kishte bërë mirë pa këto deklarata. Ndërsa klubi fillon ciklin e ri të drejtuar nga Luis Enrique dhe rekrutët e tij, klubi kryeqytetas francez është ende në errësirë ​​për të ardhmen e yllit të tij, Kylian Mbappé. 

Nasser Al-Khelaïfi, presidenti parizian, i ka lëshuar një ultimatum francezit: ose të vazhdojë kontratën, ose do të shitet këtë verë. Në zemër të kësaj trazire sportive dhe mediatike, mendimin e tij për këtë temë e ka dhënë ish-drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo (53). Në një intervistë për “L'Équipe”, braziliani nuk i ka ruajtur fjalët ndaj ‘princit’ të vogël të Bondy.

“Për të mirën e PSG-së, mendoj se ka ardhur koha që Mbappe të largohet, pavarësisht nga mënyra. PSG ka ekzistuar para Kylian Mbappe dhe do të ekzistojë edhe pas tij”, tha braziliani, i cili ishte shkarkuar në pranverën e vitit 2022 me kërkesë të kapitenit aktual të skuadrës franceze. 

“Me sjelljen e tij gjatë dy viteve të fundit, Mbappé tregon se ai nuk është ende një lojtar i madh i aftë për të udhëhequr me të vërtetë një ekip. Ai është një lojtar i madh, jo një lider. Ai është një golashënues i madh, jo krijues. Është e vështirë të ndërtosh një ekip rreth tij. Është shumë e mundur të fitosh këtë kompeticion (C1) pa të”, balancon Leonardo, i cili e njeh mirë klanin Mbappe. Mjaft për të hedhur pak ‘benzinë’ më shumë në zjarr…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll