Bota

'Fëmijët e braktisur dërgohen në bordello'/ Llogaritë me 'tiketën' blu në Twitter nxisin dezinformimin e luftës në Ukrainë

Në një postim ishte vendosur një titull nga një faqe interneti lajmesh, së bashku me një imazh të dy pushkëve.

9 Korrik 2023, 15:00 Nga a.l
'Fëmijët e braktisur dërgohen në bordello'/
Një nga postimet e rreme

UKRAINË- Postimet e rreme për konfliktin në Ukrainë vazhdojnë të bëhen virale në platformat kryesore të mediave sociale, pas 500 ditësh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë. Disa nga shembujt më të përhapur mund të gjenden në Twitter, të postuar nga abonentë me një shenjë blu, të cilët paguajnë që përmbajtja e tyre të promovohet tek përdoruesit e tjerë. 

Në një postim ishte vendosur një titull nga një faqe interneti lajmesh, së bashku me një imazh të dy pushkëve.

“Policia franceze qëllohet me pushkë amerikane që mund të kenë ardhur nga Ukraina”, shkruhet në titull. 

'Fëmijët e braktisur dërgohen në bordello'/
Postimi

Disa llogari në Tëitter me abonime Blue kanë shpërndarë postimin, i cili është parë më shumë se një milion herë. BBC Verify e ka gjurmuar atë në kanalet pro-Kremlinit në aplikacionin e mesazheve Telegram. Imazhi i përdorur në postim shfaqet në një blog ushtarak rus të vitit 2012 në lidhje me një garë qitjeje të mbajtur në një poligon zjarri afër Moskës, shkruan BBC. 

'Fëmijët e braktisur dërgohen në bordello'/
Postimi

Disa llogari në Twitter me një shenjë blu kanë promovuar kohët e fundit një pretendim se Rusia ka zbuluar "fabrika për fëmijë" në Ukrainë. Fëmijët nga mosha dy deri në shtatë vjeç thuhet se dërgohen në bordello ose shfrytëzohen për trafik organesh në Perëndim.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll