Bota

U përdorën si 'armë' gjatë trazirave për vrasjen e 17-vjeçarit, Franca ndalon blerjen e fishekzjarreve për Ditën e Bastiljes

Dita e Bastiljes nënkupton fillimin e Revolucionit Francez, më shumë se 200 vjet më parë.

9 Korrik 2023, 14:44 Nga a.l
U përdorën si 'armë' gjatë trazirave për
Francë

FRANCË- Fishekzjarret ishin një armë popullore gjatë trazirave në Francë ku mijëra qytetarë u mblodhën në protesta mbarëkombëtare pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel M nga një efektiv i policisë rrugore.  Për këtë arsye qeveria ka nxjerrë një dekret që ndalon 'artikujt priteknikë' për festimet e 17 korrikut që shënon ditën kombëtare të Francës, oë Ditës së Bastiljes, shkruan BBC. 

“Për të parandaluar rrezikun e shqetësimeve serioze të rendit publik gjatë festimeve të 14 korrikut, shitja, mbajtja, transporti dhe përdorimi i artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrëve do të ndalohet në territorin kombëtar deri më 15 korrik përfshirës”, thuhet në dekretin e publikuar në gazeta zyrtare franceze.

Më shumë se 3,700 njerëz u arrestuan nga policia në lidhje me protestat e fundit, duke përfshirë të paktën 1,160 të mitur.  Dita e Bastiljes nënkupton fillimin e Revolucionit Francez, më shumë se 200 vjet më parë.

proteste ne france

Sondazh

Poll