Interi po kërkon një mënyrë për të nënshkruar me Romelu Lukakun...
ITALI - Drejtori i gjigantit zikaltër të Interit, Piero Ausilio, konfirmoi informacionin se po kërkojnë mënyra për të zgjidhu...
Juan Cuadrado (35 vjeç) foli për mundësinë e kalimit të tij te skuadra saudite e Al-Nassr.
ITALI - Këtë verë kolumbiani përfundoi kontratën me Juventusin dhe po kërkon një aventurë të re. Mbrojtësi kolumbian ka zbuluar se nuk dëshiron të luajë në Arabinë Saudite dhe kërkon të qëndrojë në Evropë.
Së fundmi është folur për një transferim të mundshëm të Juan Cuadrado te Al-Nassr, por ish-lojtari i Chelseat dhe Juventusit, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që ai të shkojë te skuadra saudite.
“Për momentin, unë kam ende pasionin dhe më pëlqen të luaj futboll. Përveç kësaj, Ronaldo është atje dhe ai nuk më do mua te Al-Nassr!
Jam shumë i relaksuar, mendoj për atë që është më e mira dhe i kërkoj Zotit ndihmë në këto vendime. Agjenti im ishte në Evropë dhe sapo erdhi të më fliste për propozimet që mori. Natyrisht, ka opsione dhe ne do të analizojmë se cila është më e mira”,- tha Juan Cuadrado, cituar nga ‘goal.com’.
4 milionë euro është vlera e tregut për Juan Cuadrado, sipas Transfermarkt. Gjatë tetë viteve të tij në Juventus, anësori kolumbian bëri 314 ndeshje, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 65 asistime.
Së fundmi u qarkullua fjalë se Juan Cuadrado kërkohej nga Xavi te Barcelona. Skuadra katalanase do të ishte e gatshme ta merrte Juan Cuadradon në “Camp Nou” edhe pse kolumbiani i ka mbushur 35 vjeçët.
Megjithatë, Cuadrado ishte një nga lojtarët më të mirë të Juventusit sezonin e kaluar, ndaj dhe katalanasit duan ta bindin atë të vijë në ‘Camp Nou”. Xavi është shumë i kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit të krahut dhe ka kërkuar nga shefat që t'i ofrojnë kontratë kolumbianit. Dhe zyrtarët e Barcelonës do të ishin të gatshëm ta transferonin Cuadrado, edhe për faktin, pasi ai është një lojtar i lirë, pa kontratë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Drejtori i gjigantit zikaltër të Interit, Piero Ausilio, konfirmoi informacionin se po kërkojnë mënyra për të zgjidhu...
SPANJE - Real Madridi do të jetë pa trajner për sezonin 2024/2025, pasi Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares së Brazilit. Emri ...
ITALI - Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka folur për marrëdhënien e tij me trajnerin e Romës, Jose Mourinho. Siç dihet, mes t&eum...
ITALI - Leonardo Bonucci është jashtë llogarive të Maximiliano Allegrit për sezonin e ri të Juventusit në Serinë A ...
GJERMANI - Rasti i Harry Kane po kthehet në një nga sagat më të tensionuara të transferimeve të kësaj vere dhe situ...
PANJË - Kylian Mbappe vazhdon të rrotullohet rreth Real Madridit. Me të ardhmen e tij në dyshim, çdo gjest apo fjalë nga franc...
ANGLI - Trajneri i sapoemëruar i Chelsea-t dhe ish-trajneri i PSG-së dhe Tottenham-it, Mauricio Pochettino, ndau pikëpamjet dhe planet e tij p&eu...
ITALI - Ndërsa Hugo Lloris ka diskutuar me kampionatin saudit në javët e fundit, ish-portieri i Lyon-it ka marrë tashmë dy oferta t&eum...
PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) njoftoi këtë të premte, pak momente para se kombëtarja e femrave të dalë në ...
ANGLI - “I thashë të gjithëve këtë mëngjes se do të prisja një penallti dhe ndodhi. Jemi një ekip i mi...