Sport

Cristiano Ronaldo dhe djemtë e tjerë të përfaqësueses portugeze pozuan me uniformën e kombëtares së vajzave!

Një gjest inkurajimi i disa prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses portugeze ndaj ekipit të femrave të cilat janë pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës.

9 Korrik 2023, 09:04 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo dhe djemtë e tjerë të përfaqësueses

PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) njoftoi këtë të premte, pak momente para se kombëtarja e femrave të dalë në fushë kundër Ukrainës, në Estádio do Bessa, për ndeshjen e fundit përgatitore para pjesëmarrjes së tyre të paprecedentë në Kupën e Botës, fotot e disa nga lojtarët e Kombëtares së meshkujve të veshur me pajisjet ekskluzive të 'Navegadoras' siç quhen ndryshe vajzat e kombëtares portugeze. 

Mes lojtarëve që mbështetën këtë nismë ishin Rúben Dias, António Silva, Cristiano Ronaldo, Raphäel Guerreiro, Danilo Pereira, João Felix dhe Diogo Costa. Ata në dhomat e zhveshjes së stadium ku do të luhej ndeshja pozuan me fanellat që vajzat do të zbrisnin në fushë.

Këto pamje janë bërë publike këtë të premte, por nuk janë realizuar atë ditë pasi djemt e kombëtares portugeze janë shpërndarë me pushime pas grumbullimit të fundit me ekipin kombëtarë u zhvilluan ndeshjet për eliminatoret e kampionatit europian Gjermani 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Korrik 2023, 19:31

Rekordet që lë De Gea te Man.United...

ANGLI - "Faleminderit, David. Ai thyen rekorde." Me ato pak fjalë, Manchester United i dha lamtumirën portierit të tij titu...