Sport

Allegri nuk e përfshin Bonuccin në llogaritjet e tij, Newcastle po vëzhgon situatën...

Bonucci ka mundësinë të vazhdojë te klubi anglez, ose ta përfundojë karrierën e tij

9 Korrik 2023, 10:39 Nga DOSJA
Allegri nuk e përfshin Bonuccin në llogaritjet e tij, Newcastle po

ITALI - Leonardo Bonucci është jashtë llogarive të Maximiliano Allegrit për sezonin e ri të Juventusit në Serinë A dhe mediat në ishull bëjnë të ditur se ai do të largohet jo vetëm nga Torino, por ndoshta edhe nga fusha e blertë. 

Në informacionet nga hapësira mediatike ndahet edhe lajmi se mbrojtësi italian me eksperiencë ka hyrë në bisedime me përfaqësues të Newcastle për transferimin e tij në klubin anglez.

Ai synonte të nënshkruante një kontratë të re me “Zonjën e Vjetër” që do të zgjasë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por situata është pjekur për mbrojtësin dhe e ka detyruar të ndryshojë planet në fluturim. 

Opsioni për të nënshkruar me “bardhezinjtë” ka dështuar, ndaj në axhendë ai po shqyrton edhe mundësinë e përfundimit të karrierës futbollistike dhe nisjes së rrugës së tij në trajner.

Nëse Bonucci vazhdon të luajë, do të jetë sezoni i fundit për 36-vjeçarin italian dhe më pas do të kalojë të punojë si trajner.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll