Sport

Interi po kërkon një mënyrë për të nënshkruar me Romelu Lukakun...

Juventusi dhe një ekip nga Arabia Saudite po monitorojnë gjithashtu situatën rreth tij

9 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA
Interi po kërkon një mënyrë për të nënshkruar

ITALI - Drejtori i gjigantit zikaltër të Interit, Piero Ausilio, konfirmoi informacionin se po kërkojnë mënyra për të zgjidhur çështjen me Chelsean për transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku. 

“Blutë” nuk kanë ndërmend ta japin sërish Lukakun si të huazuar. Ata janë në kërkim të një ekipi të gatshëm për të paguar një tarifë transferimi direkt për të drejtat e tij. 

Interi po tregon shumë interes për sulmuesin belg dhe po kërkon mënyra për të marrë firmën e tij, por informacionet e fundit për këtë temë janë se për Lukakun po shfaqin interes edhe Juventusi dhe një ekip nga Arabia Saudite.

“Lukaku e di që ne e duam këtu. Ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje. Ai është një lojtar i Chelseat dhe ne jemi në kontakt me ta. Ata na thanë se nuk donin ta jepnin më si të huazuar”,- tha Ausilio. “Ne po kërkojmë një zgjidhje të përhershme të transferimit, do të shohim nëse do ta gjejmë atë”,- shtoi ai.

Drejtori i Interit komentoi edhe incidentin rreth gardianit të tyre Andre Onana, i cili është ndër objektivat e transferimit të Manchester United.

“Deri sot oferta që kemi marrë nuk është në nivelin që presim. Ai është portieri ynë për momentin. Andre është një lojtar kyç për ne, ne duam ta mbajmë atë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. E presim që të vijë më 13 korrik, kur do të nisin përgatitjet për sezonin e ri”,- përfundoi Ausilio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll