Sport

Dybala në ‘paddock’: përshëndet Sainz dhe Leclerc, por shpërblen Verstappen...

Argjentinasi ishte i ftuari special i Ferrarit, më pas shpërbleu Verstappen për ‘polen’ në circuitin e Silvestones.

8 Korrik 2023, 20:04 Nga DOSJA
Dybala në ‘paddock’: përshëndet Sainz dhe Leclerc,

ANGLI - Pas një ‘vizite’ në Wimbledon, Paulo Dybala zgjat pushimet e tij në tokën britanike, duke vizituar ‘paddock’ në Silverstone për fundjavën e F1. I ftuar në garazhin e Ferrarit, argjentinasi nga Roma bisedoi me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc përpara fillimit të kualifikimeve.

Më pas, në fund të garës për ‘pole position’ shpërbleu Max Verstappen për fitoren e tij të 27-të në karrierën e holandezit. 

Një takim mes dy herë kampionit të botës dhe Joyas, i plotësuar me një shtrëngim duarsh, edhe pse nuk është e vështirë të mendosh, se argjentinasi do të kishte pasur më shumë kënaqësi të shpërblente një nga dy pilotët e Prancing Horse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Korrik 2023, 19:31

Rekordet që lë De Gea te Man.United...

ANGLI - "Faleminderit, David. Ai thyen rekorde." Me ato pak fjalë, Manchester United i dha lamtumirën portierit të tij titu...