Dybala në ‘paddock’: përshëndet Sainz dhe Leclerc, por shpërblen Verstappen...
ANGLI - Pas një ‘vizite’ në Wimbledon, Paulo Dybala zgjat pushimet e tij në tokën britanike, duke vizituar ‘padd...
Piloti britanik garon këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Britanisë

ANGLI - Padyshim që është fotografia më e kërkuar. Prania e Shakirës në qarkun e Silverstone duke parë Lewis Hamilton. Thashethemet për një romancë janë të vazhdueshme dhe nëse gruaja nga Barranquilla do të merrte pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë, do t'i jepte edhe më shumë forcë thashethemeve, që asnjëri nga dy personazhet nuk e ka konfirmuar.
Jeta sentimentale e Shakirës pas ndarjes nga Gerard Piqué vazhdon të jetë një temë, që i intereson të gjithëve. Artistja kolumbiane është parë e shoqëruar nga disa meshkuj, pasi i dha fund lidhjes me ish-futbollistin e Barcelonës, baba i dy fëmijëve të saj, Sasha dhe Milan. Një nga ata personat më të veçantë me të cilët ka qenë Shakira është, pa dyshim, piloti britanik i F1, Lewis Hamilton.
Shakira ka qenë ditët e fundit në Europë, në sfilatën e Viktor dhe Rolf në Paris, ku ka qenë një nga protagonistet kryesore. Por ishte gazeta “The Sun” ajo që publikoi imazhet e momentit kur Barranquillera mbërriti në stacionin e trenit St.Pancras, që ndodhet në sektorin Kings Cross, në zemër të Londrës. Në këtë mënyrë ai vuri në dukje se kolumbiania mbërriti në tokën britanike përmes Eurostar, shërbimi i trenit që lidh Britaninë e Madhe me pjesën tjetër të Evropës.

Shakira mbërriti e rrethuar nga pritshmëria e shtypit dhe kuriozëve që përkoi me ardhjen e saj në atë moment. Kolumbiania ishte e buzëqeshur dhe e pakomplikuar. Edhe portali anglez vuri në dukje se "në stilin tipik Shakira, ajo dukej e mrekullueshme, pa mundim".
Për momentin prezenca e saj në Çmimin e Madh të Britanisë nuk konfirmohet, por duhet kujtuar se ajo këto ditë është në qytetin britanik, në shtëpinë e Lewis Hamilton, ku përpos Grand Prix të Formula 1 po mbahet edhe një tjetër ngjarje e madhe sportive, turneu i Wilmbledon, ku mund të marrë pjesë edhe piloti britanik pas garës të së dielës.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Pas një ‘vizite’ në Wimbledon, Paulo Dybala zgjat pushimet e tij në tokën britanike, duke vizituar ‘padd...
ANGLI - Tani F1 me Silverstone GP tërheq vëmendjen e fundjavës. Në radhë të parë, për pjesën ...
ANGLI - "Faleminderit, David. Ai thyen rekorde." Me ato pak fjalë, Manchester United i dha lamtumirën portierit të tij titu...
SHBA - Një takim i rastësishëm mes Britney Spears dhe yllit të NBA Victor Webanyama në një kazino në Las Vegas të më...
TIRANE - Mario Mitaj i bindi të gjithë te Shqipëria me dy ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Kombëtares. Megjithëse 19-vjeç...
TURQI - Është arritur marrëveshja mes Norwich City dhe Galatasarayt për yllin kosovar, Milot Rashica, i cili po vazhdon pushimet në Ant...
ANGLI - Djemtë e McLaren-it e vështirësojnë atë në sulmin final nën diell, por Max Verstappen nuk i shpëton ...
SPANJE - Shumë i përkushtuar ndaj çështjeve mjedisore, mbrojtësi i djathtë spanjol Hector Bellerin postoi në llogarinë...
SPANJE - Diego Simeone nuk ka ndër mend që të braktisë Atletiko Madrid. Trajneri argjentinas i madrilenëve kishte marrë një o...
ANGLI - Forest Green Rovers, skuadër e Ligës së Dytë angleze, ka nënshkruar me trajneren e parë femër, në h...