Bota

NATO zotohet të shpenzojë të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen, Shqipëria ka shpenzuar 1.76%

Përfaqësuesit e 31 vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut ranë dakord për një angazhim të qëndrueshëm për të investuar të paktën 2%.

8 Korrik 2023, 18:11 Nga I.A
NATO zotohet të shpenzojë të paktën 2% të PBB-së
NATO

BRUKSEL- Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një zotim të ri për të shpenzuar të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen, duke forcuar objektivin e mëparshëm të aleancës për të lëvizur drejt udhëzimit 2%. Përfaqësuesit e 31 vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut ranë dakord për një angazhim të qëndrueshëm për të investuar të paktën 2%. Kësaj shifre, Shqipëria po i afrohet duke shkuar në 1.76 për qind të PBB-së së dedikuar vetëm për mbrojtjen.

Premtimi do të nënshkruhet nga krerët e NATO-s kur ata të takohen për samitin e tyre vjetor në Vilnius, 11-12 korrik. Ata gjithashtu pritet të bien dakord për një paketë mbështetjeje afatgjatë për Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet për të përmirësuar lidhjet politike dhe një zotim të mundshëm për të përshpejtuar anëtarësimin kur ta lejojnë kushtet.

Aleanca vendosi zotimin e saj të mëparshëm 10-vjeçar në Uells në vitin 2014. Vendet e NATO-s janë zotuar të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, por shumë vende duke përfshirë Luksemburgun, Kanadanë dhe Italinë janë ende duke luftuar për të përmbushur kushtet e vjetra udhëzuese.

NATO zotohet të shpenzojë të paktën 2% të PBB-së
Te dhenat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të premten se ai priste që aleatët do të vendosnin një zotim më ambicioz për investimet e mbrojtjes, për të investuar një minimum prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit në mbrojtje. Njëmbëdhjetë nga 31 aleatët pritet të përmbushin qëllimin e aleancës ushtarake për të shpenzuar të paktën 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen këtë vit, sipas shifrave të vlerësuara të publikuara nga NATO të premten. Ndër vendet që tani arrijnë objektivin nga ky vit janë Hungaria, Rumania dhe Sllovakia.

jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll