Politike

Omonia: Po manipulpohen provat në dosjen hetimore të Belerit, nuk është i dënuar më parë

Por në të vërtet, sipas Omonia-s, Beleri nuk është i dënuar dhe kjo provohet në gjendjen gjyqësore të tij që mund të shkarkohet nga e-Albania. 

8 Korrik 2023, 15:26 Nga I.A
Omonia: Po manipulpohen provat në dosjen hetimore të Belerit,
Fredi beleri

HIMARË- Organizata Omonia ka deklaruar se prokuroria e Vlorës po tenton që të manipulojë provat në dosjen hetimore të Fredi Belerit. me an ëtë një postimi në Facebook, shkruhet se prokuroria ka paraqitur një dëshmi të falsifikuar ku thihet se Beleri është i dënuar më parë. Por në të vërtet, sipas Omonia-s, Beleri nuk është i dënuar dhe kjo provohet në gjendjen gjyqësore të tij që mund të shkarkohet nga e-Albania. 

Postimi i Plotë:

Zyra e Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare Ne vijim te deklarates se Zyres se Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare z. Beleri per manipulimin e provave ne dosjen hetimore ne ngarkim te tij , po ju paraqesim deshmine e falsifiuar te gjendjes gjyqesore te z. Beleri ku rezulton i denuar. Realisht sipas gjendjes gjyqesore te vertete dhe te leshuar nepermjet portalit e- albania , z. Beleri figuron i pa denuar. Me poshte po ju paraqesim gjendjen gjyqesore te falsifikuar prej Prokurorise Vlore me nr 0 prot dt 12.05.2023 si edhe 3 te tjera te verteta te leshuara ne momentin e kandidimit te z. Beleri depozituar ne KQZ si edhe pas momentit te arrestimit te tij ku ai figuron i pa denuar! Vendosja e provave te falsifikuara ne fashikullin hetimor me qellim kushtezimin e vendimeve te gjykatave lidhur me rrezikshemrine shoqerore te z. Beleri dhe krijimin e nje imazhi negativ per te eshte fundi i drejtesise! Akoma me i rende eshte fakti se Prokuroria Vlore dhe Prokuroria e Posacme refuzojne te heqin nga fashikulli hetimor proven e falsifikuar dhe vendosjen e gjendjes gjyqesore te vertete per z. Beleri. Eshte e pa precedente ne historine e drejtesise shqiptare qe ne fashikullin hetimor , vet organet qe jane marre me hetimin e ceshtjes te fabrikojne prova dhe te administrojne akte te falsifikuara. Ne vijim do ti paraqiten opinionit publik prova te reja edhe me te renda te falsifikimit te dosjes hetimore ne ngarkim te z. Beleri si edhe emrat konkrete te prokuroreve dhe oficereve te policise te perfshire ne skandal!

fredi beleri omonia

Sondazh

Poll